Futboll Sport

Tifozët sulmojnë lojtarët, presidenti i Hajdukut të Splitit jep dorëheqjen

Situatë e ndërlikuar në shtëpinë e Hajduk Split. Presidenti Ivan Kos ka dhënë dorëheqjen nga ky post, pas humbjes në kampionat përballë Dinamos së Zagrebit. Numri një i klubit kroat i paraqitit kërkesën e tij Bordit të Mbikëqyrjes për të mbyllur bashkëpunimin mes tyre. Gjithsesi Ivan Kos do të qëndrojë në krye të klubit deri në momentin që klubi do të zgjedhë pasuesin e tij.

Situata degjeneroi kur tifozët e Hajdukut sulmuan futbollistët e skuadrës së tyre (edhe mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare, Hysen Memolla) pas takimit kundër Dinamos.

Zënka nisi fillimisht verbalisht, më pas ultrasit të irrituar përdorën edhe duart duke goditur lojtarët, veçarisht Marko Futacs, i cili mori disa goditje në kokë. Gjatë zënkës mesohet se ka qenë të pranishëm edhe Hysen Memolla, Hamza Barry e Savvas Gentsoglou.

Drejtuesit e Hajdukut u kërkuan autoriteteve të zbardhnin ngjarjen dhe të vendosin agresorët para ligjit. Hysen Memolla nuk ka qenë i grumbulluar për sfidën me Dinamin e Zagrebit.

Related posts

PO SHKËLQEN ME LAZION/ Strakosha në “Top 20”, ngritje për portierin kuqezi

Isa.Autor

LIVE/ Tirana-Kamza: Mbrojtësit e krahut bëjnë “ligjin”, kroson Hoxhallari, shënon Doka (VIDEO)

Delo.autor

Deklarata e Strakoshës nxit Lazion për ndeshjen e kthimit me Steuan

Q.Autor

Leave a Comment