Futboll Seria A Sport

Juventus ka 5 alternativa për të zëvendësuar Allegri-n

Juventus raportohet se ka pesë emra në listë nëse Massimiliano Allegri largohet në fund të sezonit.

Bardhezinjtë janë në finalen e Coppa Italia dhe ka akoma një pikë avantazh nga vendi i dytë në Serie A, por spekulimet se ky mund të jetë viti i fundit i trajnerit janë shtuar.

Sipas Tuttosport, teksa Juve pret që Allegri të qëndrojë, ka gati listën me alternativat e tij, me pesë emra deri tani.

Kandidati i tyre i preferuar është Simone Inzaghi i Lazio-s, i cili ka udhëhequr ekipin e tij drejt një sezoni të madh megjithëse ka një buxhet inferior në krahasim me klube si Inter, Milan dhe Roma.

Situata e Zinedine Zidane gjithashtu po monitorohet, teksa e ardhmja e tij do të varet nëse Real Madrid do të fitojë Champions League apo jo.

Ka edhe emra të tjerë si Massimo Carrera, ish-asistenti i Conte-s që trajnon në kampionatin rus Spartakun e Moskës.

Didier Deschamps mund të rikthehet pas Kupës së Botës, teksa edhe Roberto Mancini është pjesë e listës.

Related posts

“ALO PAULO, JAM SERGIO RAMOS…”/ Zbulohet biseda mes legjendës së Realit dhe drejtorit teknik të Milan-it (VIDEO)

Delo.autor

HUMBJA NDAJ SEVILIAS/ Marselo: Jam dëmtuar, por më shumë më dhemb…

Isa.Autor

I MUNGOJNË OFERTAT/ Lideri i mesfushës kuqezi bën prapakthehu. Mund të rinovojë kontratën me Milanin

Delo.autor

Leave a Comment