Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Oliver reflekton pas incidentin me Buffon: Ishin ditë të çuditshme

Arbitri i finales së FA Cup Michael Oliver është lumturuar nga mesazhet e shumta asi përjetoi disa ditë të çuditshme pas eliminimit polemik të Juventus në Champions League nga Real Madrid.

Zyrtari i Durham ishte qendra e vëmendjes pasi akordoi një penallti në sekondat e fundit të ndeshjes për vendasit në ndeshjen e kthimit të çerekfinales në Bernabeu.

“Ishin disa ditë të çuditshme. Por ishte diçka e bukur të merrja kaq shumë njerëz si brenda ashtu edhe jashtë sportit, ishin gati të ofronin mbështetjen e tre. Ishte përulëse dhe kishte shumë vlera,” shprehet ai për faqen e FA.

“Kishte njerëz në rrugë që më afroheshin dhe personazhe të njohur të sportit që më kanë dërguar mesazhe mbështetëse.”

Ai tashmë do të arbitrojë finalen e FA Cup që do të zhvillohet më 19 maj.

“Jam shumë krenar për caktimin në atë ndeshje. Është për të qeshur pasi finalja e parë e FA Cup që kam parë ka qenë ajo e 1994-ës mes Manchester United dhe Chelsea. Dhe tani do të jem ai që do të arbitrojë 24 vite më vonë pikërisht ato dy skuadra.”

Related posts

E DONIN TË GJITHË/ PSG hap THESIN, akord me talentin e mesfushës

Isa.Autor

Klopp: Salah mund të fitoj “Këpucën e Artë”

Sadik.Autor

Mourinho: Pjesa e parë ndaj Swanseit ishte e përsosur

Sadik.Autor

Leave a Comment