Futboll Sport

Turqia mahnitëse me stadiumet spektakolar, ka gati kandidaturë për Euro 2024

Përtej futbollit të bukur dhe intrigues, tashmë Turqia gëzon edhe një infrastrukturë sportive të shkëlqyer. Progresi i viteve të fundit në disiplinat e sportit dhe investime e shfrenuara në terrenet sportive e bëjn Turqinë një vend serioz për të organizuar Europianin në vitin 2024-tër.

Federata e Futbollit të Turqisë është përgatitur t’i dorëzojë UEFA-së dosjen zyrtare për kandidaturë për organizimin e EURO 2024.

Në mesin e stadiumeve të Turqisë gjenden stadiumi Turk Telekom, ku luan Galatasaray, stadiumi i Bursës, në të cilën ndeshjet i luan Bursaspor, stadiumi Şenol Güneş në qytetin e Trabzonit, Stadiumi i Ri në Kocaeli, stadiumi i Antalyas, stadiumi i Gaziantepit, stadiumi i ri i Eskişehirit, stadiumi Kryebashkisë së Konyas, si dhe stadiumi olimpik Atatürk.

Pritet që së shpejti të përfundojë edhe stadiumi i ri që do të ndërtohet në kryeqytetin Ankara. Ndërkohë, rival i Turqisë për organizimin e kampionatit është Gjermania.

Vendimi mbi atë se kush do të jetë organizator do të merret nga Bordi Ekzekutiv i UEFA-së në shtator të vitit 2018.

Related posts

“PUSHTOI” BOTËN ME TRIPLETË NË 2010/ Legjenda e Interit: Mancini më ndryshoi jetën, Mou na bëri…

Delo.autor

REPERJA SHQIPTARE TAKOHET ME CR7/ Shihni çfarë bën Ronaldo për të (FOTO)

Delo.autor

NË RAST KUALIFIKIMI NË CHAMPIONS/ Ja shifra që përfiton Partizani nga UEFA

Delo.autor

Leave a Comment