Futboll Sport

E bujshme, FIFA nuk të fal! Dënim përjetë presidenti të federatës

Marco Polo Del Nero, presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, është dënuar përjetë për të marrë pjesë në aktivitetet që lidhen me futbollin, qofshin role administrative, sportive apo në ndonjë pozicion të tjerë. kjo vlen në ccdo nivel, kombëtar dhe ndërkombëtar. Hetimet për të kishin nisur që më 23 nëntor të vitit 2015 dhe tashmë është marrë edhe vendimi përfundimtar. Dhoma Gjykuese e Komitetit të Etikës në FIFA ka vërtetuar shkeljet e bëra dhe nuk ka falur.

Akuzat e ngritura nga grupi hetimor kanë gjetur mbështetjen e Etikës, që ka vënë re shkelje të disa neneve të Kodit të Etikës së FIFA-s, teksa përfshihet neni 21m (i korrupsionit), neni 20 (oferta dhe pranim i dhuratave dhe përfitimeve të tjera), neni 19 (konflikt interesi), neni 15 (besnikëri) dhe neni 13 (rregullat e përgjithshme të sjelljes). Për të gjitha këto shkelje ai edhe ka marrë dënimin maksimal.

Del Nero kishte marrë para për nënshkrimin e kontratave me mediat dhe për reklamat në turne të ndryshme si Copa America, Copa Libertadores dhe Copa de Brasil. Pas skandalit që në FIFA, ai u pezullua me 15 dhjetor të vitit 2017 si president i Federatës Braziliane të Futbolli. Tanimë ka ardhur edhe dënimi më i madh, që e përjashton atë përfundimisht nga çdo aktivitet që lidhet me futbollin.

Related posts

155 SEKONDA DHE ASIST VENDIMTAR/ Luis Nani kthehet pas 4 vitesh në Serie A dhe lë gjurmë edhe si veteran

Delo.autor

E FUNDIT/ Real Madrid merr lajmin e keq, rezulton pozitiv me COVID-19 mbrojtësi…

Delo.autor

RONALDO MË PRANË BURGUT/ Majorga nuk ndalet, “denoncon” CR7 në 18 shtete, pritet që…

Isa.Autor

Leave a Comment