Futboll La Liga Sport

Zidane: Iniesta e ka merituar Topin e Artë për gjithçka i ka dhuruar futbollit

Zinedine Zidane ka shprehur adhurimin e tij për Andres Iniestan.Trajneri i Real Madridit ka thënë se e vlerëson shumë mesfushorin spanjoll, për të cilin mendon se e ka merituar Topin e Artë.

Kjo deklaratë e Zidane vjen pasi Iniesta njoftoi se në fund të sezonit do të largohet nga Barcelona.

“Më pëlqejnë njerëzit që japin gjithçka në fushë dhe jashtë saj janë të qetë. Kam vetëm fjalë të mira dhe admirim për futbollin e tij”,ka deklaruar Zidane.

“I uroj atij më të mirën si futbollist dhe si person. Ai e ka merituar Topin e Artë, veçanërisht ku fitoi Kupën e Botës”.

Related posts

GERRARD RIKTHEHET NË “ANFIELD”/ Klopp: Do ta lejojmë të festojë, një ditë do të më zërë vendin…

Delo.autor

KA EDHE KËSHTU/ Titullar te Arsenali: Mesfushori bën tatuazh stemën e një klubi tjetër

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Përballja me dyshen NEYMAR-MBAPPE, Hysaj “ndez motorët”

Isa.Autor

Leave a Comment