Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Jurgen Klopp: Futbolli është një sport i drejtë!

Jurgen Klopp duhet ta dinte që do të vinte një ditë kur Mohamed Salah të humbiste një rast që ai do ta shënonte me symbyllur. Sulmuesi nga Egjipti, golashënuesi më i mirë në Premier League, doli i vetëm përballë portierit kundërshtar pas pasimit të marrë nga Jordan Henderson, por Salah nuk arriti të shënojë golin e tij numër 44 në këtë sezon, i ndalur nga Jack Butland.

Klopp deklaroi: Unë po e pranojë këtë pikë, që në fund të sezonit mund të jetë shumë e rëndësishme. Mund të na kishte shkuar më mirë kjo ndeshje, por edhe më keq. Gjithsesi, është një pikë që nuk e kishim dhe tani na duhen tre pikë të tjera në dy ndeshjet që na kanë mbetur për të qenë matematikisht të sigurt për praninë në Champions edhe sezonin e ardhshëm.”

Më pas, trajneri gjerman shtoi: “Në fund futbolli është një sport shumë i drejtë. Sidomos në fund të kampionatit. Salah ka shënuar edhe gola që nuk i meritonte të shënonte, ndërsa sot humbi një mundësi të artë, por verdiket jepen në fund. Ai është lojtari më i mirë i Premier League dhe me shumë mundësi do të dalë golashënuesi më i mirë në Champions League, ndërsa ne do të shkojmë në finalen e Champions League. Nëse javën e ardhshme do të vërtetohen këto gjëra, atëherë do të analizojmë atë që kemi bërë.”

Related posts

SERIE A RREZIKON TË SHTYHET SËRISH/ Parma-Spal, nuk fillon ndeshja dhe lojtarët kthehen në…

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM “PLESHTI”/ Shënon 3 gola ndaj Levantes

Isa.Autor

Zyrtare/ 4 shqiptarë në ekipit e Zvicrës për Botërorin Rusia 2018

Sadik.Autor

Leave a Comment