Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ City arrin një shekull me gola në fitoren ndaj West Ham (VIDEO)

Manchester City megjithëse tashmë e ka fituar kampionatin anglez, vazhdon të respektojë kundërshtarët dhe ka marrë fitoren e radhës në Stadiumin Olimpik të Londrës teksa ka mposhtr 4-1 West Ham. Të besuarit e Pep Guardiola-s kanë gjetur menjëherë golin e avantazhit falë një goditjeje të Sane nga distanca e cila devijohet nga Evra përpara se të përfundojë në rrjetë.

  Pak më pas ishte autogoli i ish-it Zabaleta ai që dyfishoi rezultatin për Qytetarët. Por në fund të pjesës së parë Cresswell ka ekzekutuar në mënyrë të përsosur një goditje dënimi duke ringjallur shpresat për një rezultat pozitiv të Hammers.

Por pas pushimit golat e brazilianëve Jesus dhe Fernandinho kanë vulosur fitoren e 30-të në Premier League nga 35 ndeshje. Një shifër e frikshme për Manchester City-n që ka shënuar edhe 102 gola në kampionat këtë sezon. Ndërsa West Ham mbetet në luftën për mbijetesë teksa është vetëm tre pikë larg një vendi që do t’i zbriste një kategori më poshtë.

 

Related posts

DISFATA E TRETË NË KAMPIONAT/ Etrit Berisha pëson 3 gola në ndeshjen e Serie A

Delo.autor

KY NJERI ËSHTË FENOMENAL/ Ronaldo gati të thyejë REKORDE të tjera

Isa.Autor

PRAPASKENA/ BEFASON FURY: Ja çfarë ndodhi kur duelova me JOSHUA vite më parë

Isa.Autor

Leave a Comment