Futboll Seria A Sport

Pas publikimeve të shumta për manipulimin e ndeshjes, Inter reagon për herë të parë

Interi ka reaguar zyrtarisht për episodet e dyshimta dhe gjykimin me polemika të Orsatos.Në një intervistë për mikrofonin e “Inter TV”, administratori i Deleguar i Interit, Alessandro Antonello ka thënë se në përballjen mes Interit dhe Juventusit u veprua me dy standarde.
Sipas tij, në atë ndeshje u dëmtua imazhi i futbollit italian pasi ai thotë se të “vërtetën” e kanë parë rreth 700 milionë teleshikues në të gjithë botën në 170 vende të ndryshme.

“Ka gjëra të papranueshme dhe ne jemi shumë të zemëruar. Klubi meriton respekt dhe tifozët tanë e meritojnë gjithashtu. Ajo çfarë ka ndodhur në atë ndeshje e panë 80 mijë të pranishmit në stadium, e panë të gjithë teleshikuesit në 170 vende të botës për më shumë se 700 milionë njerëz. Ato vendime nuk janë aspak pozitive dhe na dëmtojnë imazhin e futbollit italian”, tha fillimisht ai.

“Me video ne kemi parë të gjitha episodet dhe nuk mund të shpjegojmë pse në të njëjtën lojë janë përdorur dy standarde. Në botën e futbollit shumë gjëra po ndryshojnë, por duket se disa prej tyre mbeten të pandryshuara. Ne, megjithatë, jemi krenarë për historinë tonë. Kemi humbur një betejë, ndoshta jo vetëm për shkak tonin, por për vendimet e një arbitri që nuk duhet të vepronte me dy standarde”, përfundoi ai.

Related posts

“GRUPI PËR NË “EURO 2020” ËSHTË I FORMUAR”/ Flet trajneri Mancini: Balotelli u rikthye në Serie A, por…

Delo.autor

PËSOI ELEMINIMIN NË CHAMPIONS/ PSG përgatit revolucionin, nxjerr në shitje yjet…

Delo.autor

Juventus rinovon me yjet, Dibala i pari në listë

Sadik.Autor

Leave a Comment