Futboll Premier League

Mourinho: Lukaku-Ibra, nuk mund të luajnë bashkë

Manchester United u ndal sërish në barazim 2-2, i dyti në pak ditë dhe me të njëjtin rezultat. ‘Djajtë e kuq’ shmangën me vështirësi një humbje turpëruese ndaj Burnleyt në shtëpi, me miqtë që arritën të kalojnë në avantazh të 2 golave në pjesën e parë.

Trajneri i Manchesterit, Jose Mourinho përfundoi sërish në qendër të kritikave, pas kësaj sfide, duke u etiketuar nga analistët si përgjegjësi kryesor i këtij rezultati. Kritikat e analistëve ndalen te aktivizimi në sulm i dyshes Lukaku-Ibrahimoviç, që edhe sot treguan se nuk mund të luajnë së bashku.

Belgu dhe suedezi luajtën bashkë për 45 minuta, por të 2 kanë karakteristika të ngjashme dhe vazhdimisht synonin thellësinë e qëndronin pranë njëri-tjetrit, duke lehtësuar punën për mbrojtësit e Burnleyt.

Gjatë 45 minutave të para, Manchesteri krijoi shumë volum loje, por vuante në metrat e fundit, ku asnjë prej 2 qendërsulmuesve nuk dilte nga zona, për të tërhequr mbrojtjen dhe krijuar hapësira.

Në fillim të pjesës së dytë, Mourinho hodhi në lojë Lingard, për Ibrën dhe ‘djajtë e kuq’ u bënë menjëherë të rrezikshëm, duke shënuar dy herë me anësorin anglez.

Takimi me Burnleyn ishte një leksion mjaft i qartë për Mourinhon, që të mos e çojë ndërmend të aktivizojë në të njëjtën kohë Lukakun dhe Ibrën, pasi është një eksperiment i dështuar që në nisje.

Related posts

SUPERSFIDA ME NAPOLIN/ Gattuso: Do të jetë E VËSHTIRË, kam folur me ANCELOTTIN

Isa.Autor

Atletico Madrid i bëhet ‘ferrë’ Barcelonës

Q.Autor

BARCELONA SYNON “TRIPLETËN” E MADHE/ Valverde surprizon: Jemi në një fazë ku çdo gjë po…

Delo.autor

Leave a Comment