Futboll Premier League Sport

Mourinho siguron blerjen e parë, 90 milionë euro për yllin e Serisë A

E përditshmja britanike “The Sun” ka bërë me dije se Manchester United ka arritur një marrëveshje me mesfushorin serb Sergej Milionkovic-Savic, i cili sezonin tjertër do të luajë në “Old Trafford”. Për të marrë 23-vjeçarin që luan me Lazio në Serinë A, skuadra e “djajve të kuq” ka paguar një shumë prej 90 milionë eurosh, ndërkohë që këtë sezon, lojtari ka realizuar deri më tani 13 gola.

Bisedimet kanë nisur që javën e kaluar, por ato janë mbajtur në fshehtësi dhe vetëm sot mediat britanike kane zbuluar për marrëveshjen, e cila do të zyrtarizohet pas përfundimit të kampionatit. Kërkesa e Lazio ka bërë që Manchester të jetë në dyshime për ta marrë lojtarin serb, por Mourinho e ka kërkuar me çdo kusht, ndaj klubi ka bërë një sforco mjaft të madhe financiare për ta marrë.

MIlionkovic-Savic, 23 vjeç, pritet të bëhet kështu blerja e dytë më e shtrenjtë e historisë së Premier League pas Paul Pogba, të dy lojtarë të ardhur nga Seria A dhe të dy te skuadra e Manchester United. Pas ardhjes së serbit, pritet që nga skuadra të largohen dy lojtarë, Michael Carrick, që do të tërhiqet në fund të sezonit dhe Marouane Fellaini, që nuk ka firmosur rinovimin me United. Për Mourinho, Savic është i përkryer në mesin e fushës, duke formuar një dyshe me patriotine tij Nemanja Matic.

Related posts

Fyeu gjyqtarin, ish-futbollisti i Interit rrezikon 2 vite burg

Q.Autor

WBA 2:2 Liverpool, notat e lojtarëve

Sadik.Autor

Trajneri i KUKËSIT s’u largua prej Valetës, zbulohet arsyeja e krisjes së presidentit Gjici me Pacult  

Isa.Autor

Leave a Comment