Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Rafinha: Tifozët më kanë mahnitur, dua të rri te Interi

Mesfushori brazilian Rafinha shënoi golin e tij të parë me Interin, pas një sërë paraqitjesh spektakolare, që kur erdhi në Milano në Janar, nga skuadra e Barcelonës.

Ai shënoi një gol mjaft të bukur me Udinesen, duke kaluar dy mbrojtës kundërshtarë dhe çuar rezultatin përkohësisht 2-0, ndërsa nuk munguan numrat spektakolarë gjatë gjithë kohës që ishte në fushë.

Braziliani ka fituar zemrat e tifozërisë së zikaltërve, të cilët kërkojnë blerjen përfundimtare të tij, të drejtë që Interi mund ta ushtrojë brenda muajit qershor, sipas marrëveshjes me Barcelonën.

Vetë Rafinha ka pranuar se ndihet mjaft mirë në Milano dhe se do të bëjë të pamundurën për të qëndruar pjesë e zikaltërve, ndonëse tha se jo çdo gjë është në dorë të tij.

“Jam shumë i lumtur për golin e parë me fanellën zikaltër. Fillimisht doja të pasoja për Candrevën, por mbrojtësi bllokoi linjën e pasimit dhe gjuajta vetë, duke shënuar për fat të mirë. Jam shumë i lidhur me këtë skuadër, pasi jam ambientuar më së miri që prej Janarit dhe do të doja të rrija gjatë te Interi. Sigurisht që ky vendim nuk është në dorën time, por për vetë afeksionin që kam krijuar me tifozërinë zikaltër, dëshiroj të mbetem gjatë pjesë e kësaj skuadre”, deklaroi Rafinha.

Related posts

LIVE/ Nisin pjesët e dyta, Anglia shumë pranë vendit të parë në grup G

Isa.Autor

GATI TË BËJË GODITJEN E MADHE NË VERË/ Kukësi tenton të afrojë sulmuesin e Kombëtares…

Delo.autor

Isco gëzon tifozët e Realit, nuk largohem nga Madridi

Sadik.Autor

Leave a Comment