Futboll Sport

Udhëtoi pa staf dhe me të rinjtë, Besa e mbyll me turp

Besa e mbylli sezonin me një disfatë të thellë në Peshkopi. Dhe nuk pësuan pak, por 4 gola. Dhe një humbje e tillë nisi të gatuhej qëkurse verdhezinjtë për habi pushuan pas ndeshjes me Vllazninë B, nga e diela e deri të mërkurën. Presidenti Nexhat Bizhdili do të deklaronte se ekipi do të udhëtonte në Peshkopi me objektiv fitoren dhe lojën e pastër.

Gjykuar në këtë deklaratë u prit që ekipi të udhëtonte një ditë para për këtë transfertë, por jo u nisën vetëm të shtunën në orën 10:00 dhe në 17:00 zbritën në fushë. Për çudi me ekipin nuk udhëtuan as trajneri Bledar Sinella e ndihmësi i tij Gentjan Kaja, por vetëm trajneri i portierëve, Kastriot Rama dhe mjeku i ekipit. Mjafton ky fakt për të dëshmuar “fyerjen” që iu bë fanellës verdhezi. Në përbërje të ekipit ishin edhe disa 17-vjecarë, duke të krijuar idenë se po shkonin për të zhvilluar një miqësore. Të gjithë këto elementë bënë që edhe rezultati të ishte i pritshëm e logjik.

Kavajasit u shkatërruan keqazi brenda 30 minutave. Besa mbylli kështu me një humbje turpi një kampionat turpi që kurrë në historinë e saj nuk kishte ndodhur. Kurrë më parë nuk kishte ndodhur që ekipi të pësonte 11 humbje rresht apo që të shënonin vetëm 2 gola në 11 javë. Kurrë nuk kishte ndodhur që Besa të renditej në grupin “playout”. Sot për sot, e themi pa frikë se shpëtimi i Besës nuk mund të quhet kurrsesi sukses.

Related posts

Senegali dominon Korenë e Jugut në miqësore, synon surprizën në Botëror (VIDEO)

Sadik.Autor

SFIDA MIQËSORE NDAJ WELS/ Kombëtarja pa krahë, testohen dy skema. Ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

NË KOHË KORONAVIRUSI/ Mesfushori Costa kalon momente romantike me të dashurën në karantinë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment