Futboll La Liga Sport

Zhduket “Ferrari”! Shkëlqen Enis Bardhi…

Levante e siguroi mbijetesën javë më parë, pas disa rezultateve radhazi pozitive, ku një ndihmesë të madhe në këtë fundsezoni i dha lojtari me origjinë shqiptare Enis Bardhi.

 Por ajo që bie në sy është mungesa e sulmuesit shqiptar Armando Sadiku, i cili edhe pse nuk ka qenë një nga të preferuarit e trajnerit, as në ndeshjet e fundit nuk i është dhënë asnjë mundësi aktivizimi.

Levante triumfoi mbrëmjen e së hënës 0-3 në transfertë ndaj Leganes, ku një prej golave u shënua nga Bardhi, ndërsa Sadiku nuk ishte as në stolin e rezervave.

Duket se edhe kjo eksperiencë për sulmuesin shqiptar nuk ka shkuar si duhet pas dështimit në kampionatin polak, ku pas largimit u shpreh se ndihej si një “Ferrari” i lënë në garazh”.

Related posts

BARAZIMI NDAJ EVERTON/ Fernandes kritikon ekipin: Nuk është hera e parë që ndodh dhe duhet të…

Delo.autor

LAMPARD E DO ME ÇDO KUSHT NË EKIP/ Chelsea lëshon “rrjetat” për sulmuesin “Zikaltër”…

Delo.autor

NGA MBROJTJA NË SULM/ Rrahmani bën çdo gjë që Verona të fitojë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment