Futboll Seria A Sport

Rafinha: Inter? Dua të qëndroj

Rafinua i kërkon Inter-it ta blejë përfundimisht nga Barcelona këtë verë.

Braziliani mbërriti në formë huazimi në janar, me opsion blerje që është rreth 35 milionë euro.

Gjithsesi, qëndrimi i tij në San Siro nuk është i sigurt pas problemeve financiare të Inter dhe ka kohë deri më 30 qershor.

“E di që nuk është në dorën time, por dua të qëndroj pasi ndihem shumë mirë,” shprehet Rafinha për Globoesporte.

“Barcelona është shtëpia ime dhe gjithmonë do të ndjej nostalgji por kam gjetur një mjedis të mrekullueshëm këtu dhe shokë ekipi të jashtëzakonshëm. Ndihem mirë në Milano.

“Kam mbërritur vetëm disa muaj më parë por ndihem sikur kam vite që jam tek Inter. Integrimi im ka shkuar shumë mirë.

“Më duhet të falënderoj sidomos Mauro Icardi-n, dikush që e kam njohur që në moshën 16-vjeçare. Ishte ai që më shpjegoi se çfarë do të thotë të luash për Inter, duke ma bërë më të thjeshtë të integrohem.

“Falë Inter kam zbuluar përsëri kënaqësinë e të luajturit futboll. E vërteta është se Inter kishte besim tek unë që në fillim dhe e kuptova që çdo gjë do të shkonte mirë.

“Shpresoj të qëndroj.”

Related posts

MIQËSORIA NDAJ TURQISË/ Pesë lojtarë të tjerë italianë “braktisin” kombëtaren e kaltër

F.autor

IMPAKT POZITIV ME INTERIN/ Klubi i madh i Premier Ligës në ndjekje të Lukakut

Delo.autor

“EL CLASICO”/ Mesfushori Kroos realizon një SUPER GOL ndaj Barcelonës nga goditja e dënimit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment