Futboll Seria A Sport

Douglas Cousta-Bayern, zbulohen arsyet e krisjes së madhe

Fundi i sezonit po rezulton shumë i suksesshëm për Juventusin dhe një rol të madh në këtë arritje ka dhënë edhe Douglas Costa. Pas një nisjeje të ngadaltë të vitit futbollistik, mesfushori arriti që t’i krijonte vetes hapësirë në skemat e trajnerit Max Allegri, duke u kthyer një as nën mëngë për teknikun.

Në shumë raste hyrja e tij në fushë ndikoi në paraqitjet dhe në rezultatin final. Nisur nga performanca e tij, shumë tifozë bardhezinj kanë pyetur veten se si ka mundësi që një skuadër si Bayern Munchen ka lënë që t’i ikë nga duart një talent i tillë. Por të vërtetën e kësaj e di gazetarja braziliane, Claudia Garcia.

“Bayern nuk e donte më për arsye të ndryshme. Pikë së pari sepse kërkoi një rritje page e cila nuk u pëlqye nga klubi, e më pas sepse kishte ndikime jo shumë pozitive rreth tij. Me Guardiola-n te Bayern Munchen, që si fillim i besoi shumë, arriti që të tregonte më të mirën e tij. Por më pas me Ancelotti-n, u prish diçka. Por mendoj se pati një çarje edhe me klubin. Edhe atij, ndoshta stoli nuk i pëlqente”, deklaroi gazetarja e njohur braziliane.

Related posts

​E PABESUESHME/ Barça më në fund e pranon se Neymari mund të kthehet në klub

Isa.Autor

REFUZON OFERTËN E “KATALANASVE”/ Trajneri i Ajax konfirmon: Nuk po mendoj të largohem, po planifikoj të…

Delo.autor

Flamurtari-Skënderbeu/ Formacionet: Ja si do të rreshtohen skuadrat

Isa.Autor

Leave a Comment