Futboll Seria A Sport

Milani përgatit shitjen e Donnarummas

Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli është i gatshëm të shesë Gianluigi Donnarumman këtë verë. Milani humbi thellë 4-0 ndaj Juventusit në finalen e Kupës së Italisë dhe njëri nga fajtorët kryesorë për humbjen e madhe të Milanit ishte portieri Donnarumma, i cili bëri dy gabime të pafalshme.Kjo paraqitje thuhet se ka mbushur kupën tek drejtuesit i Rossonerëve, Mirabelli, i cili ka vendosur të shesë portierin e tyre të ri.

Donnarumma në këtë sezon nuk ka paraqitje bindëse. Sipas mediumit Tuttomercatoweb, me Pepe Reinan që do të mbërrijë nga Napoli si një lojtar i lirë, Milani mendon se mund të përfitojë të holla nga Donnarumma.Agjenti i portierit, Mino Raiola, është njoftuar për planet e Mirabellit dhe tashmë është duke folur me skuadrat e interesuara.

Raiola thuhet se ka bërë kontakte direkte me skuadrën e madhe francez, Paris Saint-Germain për një transferim gjatë afatit kalimtar veror.Milani po kërkon të fitojë 60 milionë euro nga shitja e Donnarummas për të shpenzuar në drejtim të një nënshkrimi të një sulmuesi të madh – kërkesa kryesore e trajnerit Rino Gattuso.

Related posts

Mourinho kërkim qendërmbrojtës/ Cili prej tyre mund të shkojë në Old Trafford në janar?

Isa.Autor

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Inter-Monchengladbach. Rezultati 2-2

Delo.autor

Formacionet zyrtare/ Irani luan për barazim, Spanja do tentoi goleadën

Isa.Autor

Leave a Comment