Futboll Sport

Suso: Milan nuk është i fortë aq sa duhet…

Sulmuesi i Milan, Suso, reflekton në lidhje me humbjen në finalen e Kupës së Italisë kundër Juventus. “Nuk ishim aq të fortë sa duhet. Nuk luajtëm mirë dhe nuk ishim në lartësinë e duhur. Kjo është ajo që ka rëndësi, asgjë tjetër.”

Kuqezinjtë u mposhtën 4-0 në Romë, me portierin Gianluigi Donnarumma që bëri dy gabime amatoreske, pas golit të parë të Mehdi Benatia, i cili shënoi gjatë një goditje nga këndi mes protestave të futbollistë të Milan.

“Ndoshta gjëra më e mirë është që tani të qëndrojmë në heshtje, – shkroi Suso në “Twitter”. – Nuk respektuam tifozët që na ndoqën dhe na mbështetën në Romë. Ne vuajtëm, ashtu si vuajtën ata dhe tani po vuajmë sërish.”

“Kanë mbetur edhe 180 minuta nga ky sezon dhe duhet të japim gjithçka për detyrimin që kemi ndaj Milan,” – përfundoi spanjolli.

 

Related posts

DISFATA E INTER NË “SAN SIRO”/ Fabio Capello fajëson “bomberin”: Lukaku kishte tre mundësi të arta, por…

Delo.autor

MENDON PËR SEZONIN E ARDHSHËM/ Arsenal “peshkon” tek Kampionët e Francës, gati 25 milionë euro për sulmuesin…

Delo.autor

“BERNABEU” ËNDËRRON MBAPPE/ Reali nis “gjuetinë” për pasuesin e Benzema, ja emrat me “të kuqe”

Delo.autor

Leave a Comment