Futboll La Liga Sport

Atletiko kërkon revanshin me Getafen për të siguruar vendin e dytë në La Liga

Në Primera Division sot ka takime interesante ku spikat edhe derbi i Madridit Getafe – Atletico. Takimi do të luhet në Coliseum Alfonso Perez, ku Getafe mbetet gjithmonë një kundërshtar tepër i vështirë. Falë 4 fitoreve në 5 ndeshjet e fundit vendasit tani synojnë zonën europiane, prandaj “Los Azulones” kanë një rast të shkëlqyer për të përfituar ndaj skuadrës së Diego Simeones.

Los Colsonero duken të përqëndruar te finalja e Europa League-s, që do të mbahet pas vetëm katër ditëve në Lyon përballë Olimpikut të Marsejës. Sikur të mos mjaftonin 3 pikët e avantazhit kundrejt Realit, çfarëdo që të ndodhë në këtë duel Atletikos falë bilancit të ndeshjeve direkte pikërisht me Realin do t’i mjaftonte thjesht fitorja me Eibarin në Wanda Metropolitano javën e fundit, për të salduar vendin e dytë në kampionatin spanjoll.

Related posts

REI MANAJ NË TELASHE/ Hajdutët i thyejnë shtëpinë, i grabisin 3 ora të shtrenjta dhe 70 mijë euro

Delo.autor

“SAN SIRO” I RI VAZHDON RRUGËTIMIN/ Milan dhe Inter prezantojnë projektin në bashki

Delo.autor

Pothuajse la futbollin për muzikën, tani po shkëlqen në Botëror

Isa.Autor

Leave a Comment