Futboll Sport

Partizani-Vllaznia, sfida ku barazimi dërgon në kolaps ekipet respektive

Në një krah një skuadër e cila ndodhet në fund të një rrugë të vështirë dhe zhgënjyese, në anën tjetër një qytet i tërë i përfaqësuar gjtihnjë me krenari nga ngjyrat kuqeblu që është shumë pranë rrënimit historik në futbollin shqiptar. Sfida mes Partizanit dhe Vllaznisë është ndoshta takimi më i rëndësishëm i ditës së dielë në Kategorinë Superiore. Të kuqtë janë përfshirë nga një furtunë jo thjesht sportive , por që ka të bëjë me kompaktisë e grupit, diçka që sot tek demat është vështirë të konstatohet, sidomos pas debateve mes Telushit e trajnerit Dalipi apo edhe cështjes Cani i cili nuk do të jetë i gatshëm.

Në këtë klimë tekniku elbasanas do të ketë detytrën e vështirë të motivojë lojtarët e tij duke i vendosur në dukje se ka ende një objektiv të cilin matematika ja lejon që është pjesmarrja në Europa League. Pjesa e parë me Luftëtarin duhet të sherbejë si shembull për demat. Tekniku elbasnas do të jetë i detyruar të bëjë pa Bathën dhe Kotobellin të dy të pezulluar, dhe Canin e demtuar. Nëse Partizani po kalon një moment jo të mirë, Vllazninë e kanë pushtuar drithërimat e zhgënjimit historik. Barazimi me Kamzën e ka kthyer një finale duelin ndaj të kuqve.

Nuk ka më vend as për një gjysmë hapi të gabuar dhe pavarësisht se përballë do të kenë një ekip në letër më cilësor, kuqeblutë nuk e kanë as luksin të barazojnë në një “Selman Stërmasi” të boshatisur për shkak të dënimit të tifozëve. Trajneri Gjoka pas mesazhit motivues ndaj ekipit do të kërkojë maksimumin edh në fuishën e lojës, megjithëse e shqetëson gjëndja fizike e Malotës e Bardullës të cilët janë në dyshim për duelin kundër të kuqve. Lajmi më i mirë ka të bëjë me rikthimin e Orelesit. Një sfidë me vlera të pa llogaritshme për shkodranët që po i afrohen gjithnjë e më shumë “ferrit” të kategorisë së parë, ndërkohë që tek Partizani ka ende shpresë për të shpëtuar cfarë mund të shpëtohet nga ky sezon, në këtë rast do të ishte pjesmarrja në Europë.

Related posts

Skedina e ditës, me këto 6 ndeshje mund të bëheni milioner

Sadik.Autor

POLEMIKAT PËR YLLIN ARGJENTINAS/ Ja përgjigja e Nedved se çfarë do të ndodhë me Paulo Dybalan

Delo.autor

BERLUSCONI TALLET KEQ ME MILANIN/ Lëshon batutën e vitit ndaj klubit që e drejtoi për 20 vjet

Delo.autor

Leave a Comment