Futboll Sport

Portieri brazilian “harron” ndeshjen, hutohet duke kontrolluar telefonin (VIDEO)

Në kampionatin brazilian jemi mësuar shpesh të shohim gola të bukur por edhe raste të çuditshme siç është ky i fundit. Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë mes Atletico Paranaense dhe Atletico Minero portieri i vendasve ka bërë jo pak përshtypje me veprimin e tij.

 

Në një moment kur skuadra ndodhet në sulm ai përfiton për të kontrolluar telefonin që e mban mbas porte. Nuk dihet nëse ishte po shihte në ‘instgram’ apo po luante ‘Candy Crush’, por çfarëdo të ketë bërë ka tërhequr jo pak vëmendje.

 

Santos, portieri i Paranaense, e ka mbajtur telefonin në duar për gati 12 sekonda, por fatmirësisht për të nuk ka pësuar gol.

Një rast i ngjashëm ndodhi pak kohë më parë në Bundesligë, ku portieri i Duisburg pësoi një gol shumë të çuditshëm pasi u hutua duke pirë ujë.

Related posts

CHAMPIONS / Gjyqtari dhe Qarabag eliminojnë Kukësin, tani në Europa League

Isa.Autor

U MAHNIT NGA BALE/ Solari bën ndyshimin e madh në mesfushë për…

Isa.Autor

NDIKIMI I MADH BRENDA KLUBIT “ZIKALTËR”/ Moratti “shkarkon” Spallettin, zgjedh trajnerin e ri…

Delo.autor

Leave a Comment