Futboll Premier League Sport

Tronditje në Arsenal: Shefi i ekipit mjekësor, humb vendin e punës pas plot 23 viteve

Shefi i shënimeve mjekësore në Arsenal, Colin Lewin, e ka humbur vendin e punës pas plot 23 viteve me klubin nga Premier League.

44-vjeçari u njoftua të hënën se e kishte humbur vendin e punës, vendin që i ka tronditur shumë lojtarë dhe anëtarë të stafit në Arsenal.

Lewin largohet si pjesë e një ristrukturimi të departamentit mjekësor që mund të rezultojë në largime të tjera.

Largimi i tij është më i fundit në një seri largimesh nga dera e pasme pas njoftimi të Arsene Wengerit se do të largohet në fund të sezonit.

Francezi 68-vjeçar do të largohet nga Arsenali pas 22 viteve në krye dhe pas një sezoni të cilin “Topçinjtë” e përfunduan në vendin e gjashtë në ligë dhe arritën në gjysmëfinale të Evropa Ligës.

Related posts

U MUNDËN TURPSHËM/ Man United merr vendimin PËRFUNDIMTAR për MOURINHON

Isa.Autor

TASHMË ËSHTË ZYRTARE/ Talenti i Skënderbeut i jep lamtumirën klubit: Ditë e vështirë për mua, faleminderit për gjithçka

F.autor

NGRE NË QIELL MESFUSHORIN ALCANTARA/ Wijnaldum fjalë magjike për spanjollin: Më ka impresionuar me gjithçka

Delo.autor

Leave a Comment