Futboll Seria A

Gattuso: Derbi me Interin na ka lënë pasoja

Menjëherë pas derbit, Milani ka filluar përgatitjet për sfidën e Firences, ndaj Fiorentinës vendase në kampionat.

Genaro Gattuso pranoi se kualifikimi i siguruar në derbi, ka rritur shumë vetëbesimin në ekip, por evidentoi lodhjen e madhe fizike.

“Fitorja në derbi ishte mjaft e rëndësishme dhe ka rritur shumë vetëbesimin në ekip. Gjithsesi, ai takim na ka lënë me një lodhje shumë të madhe fizike. Fiorentina ka avantazhin e të luajturit një ditë më herët dhe mbi të gjitha, vetëm 90 minuta. Të përballesh me Fioren 3 ditë pasi ke luajtur një derbi 120-minutësh, është vërtetë shumë e vështirë”, u shpreh Gattuso.

Për sfidën e fundit të 2017-ës, duket se mes shtyllave do të rikthehet Gigio Donnarumma, që sot është stërvitur me grupin, duke lënë pas dëmtimin që i kushtoi pankinën në derbi.

Gattuso zbulon se ka në mendje që heroin e derbit, Cutronen ta hedhë në fushë nga fillimi, ndërsa tregoi se ka ende dyshime mbi aktivizimin e Calhanoglusë.

“Gigio sot tregoi se është mirë dhe e kam planifikuar si titullar. Pas derbit, edhe Cutrone tregoi se e meriton të luajë. Është sulmuesi që ka shënuar më shumë që nga vera dhe besoj se është në formën maksimale për të na ndihmuar. Calhanoglu luajti mirë në derbi, por kam ende disa dyshime, që do t’i shuaj vetëm pak para sfidës së nesërme”, u shpreh trajneri i Milanit.

Related posts

Rikthehet Superliga/ Skënderbeu-Partizani, sfida e zjarrtë që në nisje

Isa.Autor

KATEGORIA SUPERIORE/ Luhen këto përballje për javën e dytë të kampionatit

Delo.autor

SAMPDORIA-JUVENTUS/ Dybala zhbllokon sfidën me një finalizim të përkryer (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment