Futboll Seria A

Operacioni ‘fshesa’ tek Interi, flet Spalletti: Ne vendosim për largimet, Cancelo po përmirësohet

Spalletti ka bërë të ditur se nga Interi do të largohen vetëm lojtarët që dëshirojnë ai dhe drejtuesit e klubit.

Joao Cancelo dhe Joao Mario – janë dy lojtarët për të cilët folët më shumë se do të largohen nga Interi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Por, trajneri i zikaltërve, Luciano Spalletti ka qetësuar zërat për një largim të mundshëm të portugezëve, duke dhënë sinjale në veçanti se Cancelo është i rëndësishëm për këtë skuadër.

“Afati kalimtar i janarit? Flitet shumë për largimin në janar të Joao Cancelos dhe Joao Marios, por mund të them se për çdo gjë do të vendos unë me Ausilion dhe Sabatinin. Vetëm lojtarët që do të vendosim ne, do të mund të largohen, pavarësisht fjalëve të menaxherëve dhe dëshirave të ekipeve të tjera”, u shpreh ai.

“Cancelo është një mbrojtës mjaft i mirë në fazën ofensive, ndërsa po përmirësohet nga dita në ditë edhe në pjesën defensive. Besoj se mund të shndërrohet një nga më të mirët në atë rol dhe është në rrugë të mbarë”, theksoi Spalletti.

Related posts

Tronditet futbolli anglez, ndahet nga jeta ish-lojtari i Totenham

Isa.Autor

Futbollisti i Arsenalit: As që më shkon ndërmend të LARGOHEM nga Londra…

Isa.Autor

“GODITJA BOMBË”/ Talenti i Romës shënon nga 50 METRA një gol SPEKTAKOLAR (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment