Futboll Premier League Sport

Conte kam një kontratë me Chelsea, dhe dua të qëndroj gjatë në Londër

Conte thotë se dëshiron të respektojë kontratën, nuk dëshiron të largohet nga “Blutë e Londrës”.

Pavarësisht sezonit zhgënjyes pasi Chelsea nuk ka siguruar Champions Leaguen dhe sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në Europa League, Antonio Conta tha se nuk e ka ndërmend të largohet nga “Blutë e Londrës”.

Ish trajneri i Juventusit deklaroi se dëshiron të respektojë kontratën, që i skadon në qershor të vitit 2019.

“Kam ende kontratë dhe jam i përkushtuar në këtë klub”, tha Conte.

Sido që të jetë, Chelsea ka mundësi të artë për ta përfunduar sezonin në mënyrën më të mirë, pasi të shtunën do të luftojë për trofeun e FA Cup ku në finale do të përballet me Manchester Unitedin.

Related posts

ARRITI KUALIFIKIMIN NË EUROPA LEAGUE/ Conte braktis intervistën për Juventus, ja arsyesja

Delo.autor

I LODHUR NGA PYETJET PËR GARETH BALE/ Trajneri Zidane: Ju po mundoheni të na përçani, por nuk…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Ylli i Manchester Unitedit jep lamtumirën: Largohem në fund të… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment