Futboll Seria A Sport

Sarri pranë “gjigantit” anglez, teknikun e mban “peng” klauzola 8 milionë euro

Murizio Sarri është shumë pranë largimit nga Napoli dhe emërimit në krye të ekipit të Chelseas në Angli. Ndërkohë që po zhvillohen ndeshjet e fundit në kampionate, po bëhen dhe llogaritë për sezonin e ri.

Sarri ka një klauzolë për të paguar ndaj klubit italian, që kap shifrën 8 milionë euro. I vetmi klub që ka shfaqur interes për teknikun e njohur dhe që është i gatshëm të paguajë klauzolën është Chelsea.

Pritet që ditët e ardhshme Sarri të marrë një përgjigje nga drejtuesit anglez, për të folur më pas me ata të Napolit, gjë e cila pritet të ndodhë brenda kësaj jave.

Related posts

RUSI 2018/ Brazil-Meksikë, historia favorizon brazilianët

Sadik.Autor

TRATATIVA E BRAZILIANIT NË RREZIK/ Oferta e Chelseat komplikon rinovimin e kontratës për mesfushorin…

Delo.autor

U LARGUA NGA MARSILLE KËTË VERË/ Mario Balotelli kërkohet nga skuadra e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment