Futboll Seria A Sport

Gattuso, për merkaton: Suso nuk ikën, na duhen tre-katër përforcime…

Milan-Fiorentina vlen për kuqezinjtë një vend në grupet e Europa League, duke shmangur raundet eliminatore. Trajneri Gennaro Gattuso kërkon që lojtarët e tij të përqendrohen edhe një herë të fundit: “Jam shumë i shqetësuar, sepse e di që do të na duhet të vuajmë ndaj Fiorentina, por gjatë këtyre ditëve kam marrë një përgjigje të mirë nga ekipi.”

Boshti i futbollistëve është gati për sezonin e ardhshëm, por duhet edhe ndonjë blerje: “90% e lojtarëve do të qëndrojnë. Duhet të vijnë futbollistë me përvojë, që kanë luajtur në ndeshje të mëdha, për të përforcuar këtë ekip. Kam vënë re sa na mungon përvoja. Duhet të vazhdojmë të bazohemi te të rinjtë, por pa harruar se kemi nevojë edhe për përvojën e dikujt.”

Mes emrave që përmenden janë Politano dhe Berardi të Sassuolo: “Janë futbollistë të aftë, që e njohin mirë kampionatin italian. E pranoj që janë futbollistë interesantë dhe se ne kemi nevojë për tre apo katër përforcime, por nuk mund të marrim dy sulmues.”

Në fund, Gattuso flet për Suso, i cili ka një klauzolë prej 40 milionë eurosh për prishjen e kontratës me Milan. “Nuk do të largohet. Kam folur me të. Padyshim që klauzola mbetet problem, por ai më ka garantuar se ndihem mirë te ne. Unë i besoj.”

Related posts

PËRPLASJA ME TRAJNERIN SOLSKJAER/ Bruno Fernandes: Vendosi që të më zëvendësonte ndaj Tottenham, por…

Delo.autor

Sulmi i Lazios për rekord, vetëm Man City e PSG shënojnë më tepër

Q.Autor

LIVE/ Partizani-Kukësi: Skuadra e Cungut e nis në sulm pjesën e dytë, Alban Hoxha tregon reflekset (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment