Futboll

Djali i Tottit çmend spanjollët: Futbolli rrjedh në venat e tij

Nëse e ke mbiemrin Totti, atëherë vëmendje në çdo stadium ku luhet futboll është e natyrshme.

Këtë do ta ketë vënë re edhe fëmija i parë i Francescos, Cristian, i cili ka marrë pjesë në turneun “Liga Promises”, që është zhvilluar në Tenerife dhe që i dedikohet lojtarëve U-12.

Në këtë turne marrin pjesë skuadra, si Juve, Inter, PSG, Barcelona, Roma dhe shumë të tjera.

Aventura e Totti Jr., i cili ka mbushur 12 vjeç në nëntor dhe që mban numrin 9, nuk ka shkuar shumë mirë.

Debutimi i tij ndërkombëtar, në fakt, është prishur nga humbjet 4-0 të pësuara kundër Villarreal dhe Barcelona.

Ai me Romën ka fituar vetëm kundër Alaves 2-1.

Gjithsesi, paraqitja e Tottit është vlerësuar nga La Liga, që në profilin zyrtar në Twitter ka shkruar: “Bëmë baba të të ngjaj. Futbolli rrjedh në venat e tij”.

Related posts

BËHET BASHKËPRONAR/ Ronaldo ka 50% të aksioneve, investon 25 milionë euro për….

Delo.autor

TEUTA-PARTIZANI/ Të dyja skuadrat kërkojnë të marrin fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Inter mposht Napolin me përmbysje të “çmendur” dhe futet në garë për titull

Delo.autor

Leave a Comment