Futboll Sport

KAMPIONE E MAQEDONISË/ Tetova vishte kuqezi për të festuar titullin e Shkëndijës

Shkëndija e Tetovës do të marrë sot zyrtarisht titullin kampion të Maqedonisë, ndonëse prej javësh i ka mbyllur llogaritë me këtë kompeticion.

Kuqezinjtë do të presin Pelisterin në ndeshjen e fundit të kampionatit, sfidë që starton më 16:15, ndërsa menjëherë pas saj ,do të organizohet edhe ceremonia e ngritjes së titullit.

Festa më pas do të zhvendoset në sheshin ‘Iliria’ të Tetovës, që do të shndërrohet në kryeqendrën e shqiptarisë në mbrëmje.

Me pjesëmarrjen e Elita 5 dhe shumë këngëtarëve më në zë shqiptarë, pritet që festa e titullit për Shkëndijën të zgjasë deri në orët e vona të mbrëmjes, nën një atmosferë spektakolare.

Skuadra kuqezi dominoi totalisht futbollin maqedonas, duke marrë titullin kampion edhe me skaudrat e moshave, ndërsa javën tjetër do të diskutojë finalen e Kupës, për të bërë bis trofesh këtë sezon.

Related posts

LIVE/ Derbi i Londrës: Mbyllet ndeshja Arsenal-Tottenham. Rezultati 3-1

Delo.autor

S’KA DYSHIME/ KOVAC: Ju tregoj të ardhmen e JAMES, kolumbiani do të…

Isa.Autor

SKANDAL/ Plas sherri masiv në ndeshjen e basketbollit. Lojtarët dhe drejtuesit nuk përmbahen (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment