Futboll Ligue 1 Sport

Trajneri Tuchel vlerëson Buffonin: Do ta doja në skuadër

Gigi Buffon i dha lamtumirën Juventusit fundjavën e kaluar, por duket se me futbollin nuk e ka mbyllur ende. Për kapitenin legjendar të bardhezinjve ka një interes konkret nga klube të mëdha, me PSG-në në krye.

Edhe trajneri i sapoemëruar i francezëve, Tomas Tuchel pranoi se do t’i pëlqente t’ia besonte Gigit katërkëndëshin e skuadrës së tij, por refuzoi të pranojë nëse ka tashmë një akord apo jo.

“Buffon është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe akoma nuk arrij ta imagjinoj Juventusin pa të në portë. Do të më pëlqente shumë ta kisha në ekip, por duhet t’i shikojmë gjërat me qetësi, pasi ka ende kohë”, tha Tuchel.

Related posts

GJERMANIA “MBANË FRYMËN”/ Dortmund-Bayern: “Der Klassiker” në shifra dhe fakte

Isa.Autor

Buffon: Këto janë dy ndeshjet që do të doja të luaja përsëri

Q.Autor

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Rubin Hebaj kryen testet mjekësore me skuadrën e re

Delo.autor

Leave a Comment