Futboll Seria A Sport

Ancelotti në prag zyrtarizimit te Napoli nis punën për të ofruar futbollistët e epokës së tij

Carlo Ancelotti është takuar dje me drejtuesit të skuadrës së Napolit. Mediat italiane raportojnë se italiani ka arritur marrëveshje paraprake me napolitanët dhe tashmë ka nisur të bëjë një listë me lojtarët që dëshiron t’i ketë nën urdhra.

Synimi i Ancelottit është transferimit i Arturo Vidal i Bayern Munichut. Sipas Corriere dello Sport, emri i parë në listën e dëshirave të Carlitos është Arturo Vidal, i cili tashmë ka punuar me Ancelottin në Bayern Munich.

Sot është ditëlindja e 31-të e kilianit ndërsa kontrata me gjermanët i mbaron në qershor të vitit 2019, por Kicker raporton se Bayerni nuk po llogaritë në shërbimet e mesfushorit.

Vidal kaloi katër vjet te Juventusi para se të shitej te bavarezët në verën e vitit 2015 për 37.5 milionë euro.Nëse Marek Hamsik me të vërtetë po e konsideron një lëvizje drejt klubit kinez Shandong Luneng, siç ai la të kuptohet dje, atëherë Vidal do të ishte një zëvendësues i përshtatshëm.

Theksojmë se trajneri aktual i Napolit, Maurizio Sarri pritet që të lëvizë në drejtim të skuadrës së Chelseat, e cila besohet se këto ditë do ta shkarkojë Antonio Conten.

Related posts

NUK I NDODHTE PREJ 10 VITESH/ Lioni “çmend” Ronaldon. Juventusi për herë të parë në histori…

Delo.autor

Mobilizohen shqiptarët, mbledhin para për gjobat e Xhakës dhe Shaqirit

Sadik.Autor

Valencia ka dyfishuar shifrat, shënon Phil Jones me një… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment