Futboll Premier League

Liverpool fiton me përmbysje ndaj Leicester, Salah ‘MESSI’ i Premier Leagues

Liverpooli e ka përmbysur rezultatin ndaj Leicester Cityt falë një performace mbresëlënës të egjiptianit Mohamed Salah të shtunën në “Anfield”.

Si shumicën e ndeshjeve në këtë sezon, Mo Salah shkëlqeu duke shënuar dy herë në minutat e 52-të dhe 76-të, pasi së pari Jeremy Vardy e kishte kaluar në epërsi skuadrën mysafire vetëm tre minuta nga fillimi i lojës duke e tronditur turmën në “Anfield”, transmeton Express.

Liverpool ishte skuadra që bëri më shumë me gjashtë goditje në portën mysafire, krahasuar me Leicester që pati vetëm një goditje në portën e skuadrës së Jurgen Klopp.

Liverpool mbetet e katërta në tabelë me 41 pikë pas 21 javëve, ndërkohë që Leicester radhitet e teta me 27 pikë.

Related posts

I HABIT TË GJITHË/ Icardi: Wandan nuk e dua më, e kam si motër! Zbulohen mesazhet e argjentinasit me modelen

F.autor

SFIDA KUALIFIKUESE “EURO2020” ME ANGLINË/ “Dardanët” do të udhëtojë në Britaninë e Madhe, ja sa bileta janë shitur

Delo.autor

E VEÇANTA/ Vetëm një lojtar i TIRANËS ka fituar derbin, luante me PARTIZANIN

Isa.Autor

Leave a Comment