Futboll Sport

Vazhdon operacioni fshesa, Teuta largon yllin e Perugia

Edhe pse akoma nuk është caktuar se kush do të jetë ai që do të mbajë timonin e skuadrës për sezonin 2018-2019, drejtuesit kanë filluar menjëherë me operacionin fshesa duke larguar lojtarët që nuk kanë bindur. Në fakt Alhassan ka bërë paraqitje të mira, por ndoshta palët nuk kanë gjetur marrëveshjen dhe në fund kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin.

Ganezi është futbollisti i katërt që largohet nga Teuta, pasi më herët kanë zyrtarizuar largimin edhe Ardit Hila, Burhan Mustafov dhe Amir Bilali. Akoma nuk dihet e ardhmja e Hugo De Marchi dhe e Amadu Latif, por nëse i pari e ka të sigurtë largimin, pasi gjatë këtij sezoni ka grumbulluar vetëm dy ndeshje, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për sulmuesin afrikan, që ishte edhe golashënuesi i skuadrës me nëntë rrjeta.

Related posts

Turqia fiton miqësoren ndaj Iranit, vendos Tosun (VIDEO)

Sadik.Autor

SHKARKIMI I LERDAS/ Zbulohet trajneri i ri i Partizanit, drejt stolit të kuq…

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Coutinho shndërrohet në shqetësim për Barcelonën, synohet një tjetër huazim

Delo.autor

Leave a Comment