Futboll Sport

Salah: Dashuria dhe mbështetja juaj do të më japë forcën e duhur

Ishte trishtimi më i madh. Salah dëmtohet gjatë një dyluftimi të ashpër me Sergio Ramos dhe duhet të largohet nga fusha në lot pas vetëm 30-të minutave lojë.

Pas daljes së tij, Liverpool nuk ishte më i njëjti. Mungonte ajo rrezikshmëria dhe shpejtësia marramendëse në sulm. Si pasojë të Kuqtë u mposhtën 3-1 nga Real Madrid, që u ndihmua edhe nga portieri Karius.

Pas ndeshjes dolën lajmet se ai rrezikonte të qëndronte rreth gjashtë javë larg fushave, që do të thoshte se nuk do të ishte gati për Kupën e Botës.

Por ai nuk është dorëzuar, dhe nëpërmjet një postimi në Instagram, ka deklaruar se do të luftojë deri në fund për të qenë pjesë e botërorit.

“Ishte një natë shumë e vështirë, por unë jam një luftëtar. Megjithëse shanset nuk janë të mira, kam besim se do të jem në Rusi për t’iu bërë të gjithëve krenar.

“Dashuria dhe mbështetja juaj do të më japë forcën e duhur.”

Related posts

AKUZA TË REJA PËR DANI ALVES/ Vajza: Ishte më i fortë se unë, i thashë që dua të largohem

F.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Inter gati të heq dorë nga Icardi për të transferuar yllin…

Delo.autor

ISHTE PRANË LARGIMIT/ BENZEMA “çmend” tifozët madrilen me deklaratën e fundit

Isa.Autor

Leave a Comment