Futboll Premier League

Lëndohet Ibrahimovic, një muaj jashtë fushave

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic nuk ishte në fushë ditën e djeshme për Manchester United.

E lëndimin e suedezit e ka konfirmuar edhe trajneri portugez, Jose Mourinho.

Sipas numrit një të Manchester United, Zlatan Ibrahimovic do të qëndrojë jashtë fushave për një muaj.

“Ibrahimovic është lënduar dhe do të jetë jashtë fushave për një muaj”, ka deklaruar Mourinho.

I pyetur nëse pas lëndimit të suedezit a do të kërkojë të blejë futbollistë Mourinho nuk jep një përgjigje të prerë.

“Ende nuk e di çfarë të them nëse do të transferojmë ndonjë futbollistë ose jo”, deklaroi portugezi.

Ai është i lumtur me skuadrën që ka në dispozicion dhe me sjelljen e futbollistëve të tij.

“Jam i lumtur me skuadrën që kam por edhe me sjelljen në fushë të futbollistëve të mijë”, përfundoi Mourinho.

United u ndal pa gola 0-0 në ‘Old Traford’ nga Southampton ndërsa aktualisht zë pozitën e tretë në tabelë me 44 pikë.

Related posts

MERKATO “ME 5 YJE”/ Napoli nuk ndalet, tenton Müller dhe Nunez

F.autor

DEKLAROI LARGIMIN NGA FUTBOLLI/ Letra prekëse e Roben: Luajta 19 vite me pasion, koha për…

Delo.autor

MILAN DORËZOHET PARA UEFA-S/ Përjashtim nga kupat e Europës dhe sanksione, ja akuzat e rënda

Delo.autor

Leave a Comment