Futboll Seria A

Rikthim i bujshëm te Juventusi? Sulmuesi përgjigjet ‘Po’

Alvaro Morata dhe Juventusi kanë mbetur ende shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Sulmuesi spanjoll, i cili dy vite më parë u rikthye te Reali, falë klauzolës së riblerjes, me shpresën se do të qëndronte gjatë në Madrid, e pa veten në verë te Chelsea.

Aventura në Premier Ligë, edhe pse vazhdon të flasë sërish në gjuhën e golave për të, mund të ketë një fund të shpejtë, të paktën duke u nisur nga gjesti i vetë lojtarit.

Morata mund të vendosë të kthehet në Serie A, duke qenë se pyetjes së një sondazhi në “Instagram”, të një klubi fansash bardhezi, të cilët kërkonin “nëse do ta dëshironin një rikthim të Alvaro Moratës në Torino”, vetë sulmuesi i Çelsit ka klikuar në ikonën “po”.

Pa dyshim që diçka e tillë ka bërë të lumtur shumë juventinë.

Related posts

MILAN-TORINO/ Bomberi Ibrahimovic nis nga stoli këtë ndeshje, Belotti rikthehet titullar (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

BOMBERI I KOMBËTARES ME PUSHIME/ Armando Sadiku më i dashuruar se kurrë, ja çfarë i thotë të fejuarës

Delo.autor

Alisson nis udhëtimin drejt klubit të ri, hyn në histori për shifrën rekord

Isa.Autor

Leave a Comment