Futboll Seria A

Bessa: Rikthimi te Interi? Për momentin mendoj për Veronën

Daniel Bessa është një nga liderët e Veronës, që po tërheq vëmendjen e disa klubeve italiane dhe jo vetëm. Italo-braziliani është rritur në akademinë e Interit, por për shkak të dëmtimeve të shpeshta ka vuajtur të gjejë hapësirë.

Kohët e fundit, fantazisti po gjen veten te Verona dhe pas sezonit të kaluar në Serinë B, edhe këtë vit në A, po tregon një rritje të vazhdueshme. Pikërisht për këtë arsye, zikaltrit po mendojnë ta rikthejnë 24-vjeçarin sërish në Milano, pasi Spalletti ka shumë nevojë për një fantazist të mirëfilltë në formacionin e tij. Vetë Bessa, pas takimit me Juventusin, nuk e mohoi dëshirën e rikthimit në Milano, por tha se është i përqendruar te Verona.

“Do të më pëlqente të rikthehesha te Interi, sepse aty kam kaluar vite të bukura dhe për më tepër, zikaltrit kanë qenë të parët që më sollën në Itali. Gjithsesi, për momentin jam i përqendruar të bëj sa më mirë me Veronën dhe të arrijmë objektivat që kemi vendosur”, u shpreh mesfushori.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Ylli Werner bëhet gazi i botës, shikoni çfarë i ndodhi në sfidën ndaj Manchester City-t (VIDEO)

Delo.autor

E MASAKROI NË STËRVITJE/ Ibra: Pasi e GODITA me kokë, filloi të LUTEJ DUKE QARË

Isa.Autor

SI KURRË MË PARË/ Shihni çfarë bën Messi tek Argjentina (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment