Futboll Premier League Sport

E PABESUESHME/ Karius, nga finalja e Champions tek ekipi kategorisë së tretë…

Loris Karius nuk po kalon ditët më të mira të karrierës. Portieri i Liverpool ka qenë një nga prtagonistët negativë të finales së Campions League kundër Real Madrid.

Tani, në mënnyrë të papritur, ka ardhur propozimi I një skuadre italiane për “Të Kuqtë”: bëhet fjalë për Rimini-n, që sapo ka siguruar kalimin në Serie C, që ka ftuar Karius të transferohet në Romagna për një sezon.

Presidenti i ekipit, Giorgio Grassi, i ka shkruar një letër portierit gjerman: “22 qershorin e ardhshëm, Loris Karius do të mbushë 25 vjeç. Do të më pëlqente ta prisnim portierin gjerman për disa ditë në Rimini”, lexohet në faqen zyrtare të Rimini-t.

“Dua t’i bëj një dhuratë për ditëlindjen: një vit kontratë me Rimini F.C., vendi ideal për të gjetur qetësinë e duhur dhe besimin në vete. Por duhet të jetë e qartë, nuk do ta ketë të lehtë, sepse do të luftojë për vendin e titullarit me një portier të madh si Francesco “Ciçio” Scotti”.

“Gjithsesi, do të gjejë një familje të madhe dhe një qytet që do ta mbështesë në mënyrë që të kthehet të jetë mes më të mirëve mes profesioistëve”.

Related posts

Prezantohen NESËR/ MILANI zbulon NUMRAT e kuqezinjve HIGUAIN e CALDARA

Isa.Autor

TRAJNERIT MEMA I HEQIN KËMISHËN/ Digjet flamuri i Partizanit, ja pikantet e derbit Tirana-Partizani (FOTO)

Delo.autor

16 GOLA NË 28 NDESHJE/ Tottenham ofron 45 milionë euro për kolumbianin. Brenda 48 orëve vjen përgjigja (EMRI)

Delo.autor

Leave a Comment