Futboll Sport

As Spaleti nuk përjashton largimin e Ikardit: Nëse paguajnë atë që duhet paguar…

Fjalët e ish-drejtuesve të Interit, Tronketi-Provera dhe Morati, kanë alarmuar tifozët e Interit, Të dy e shohin mëse të mundur largimin e Mauro Ikardit nga zikaltërit dhe për tifozët këto nuk janë sinjale të mira, ashtu si fjalët e trajnerit Luçiano Spaleto që lë derën hapur për sulmuesin.

“Unë jam një trajner i cili çdo natë ka një përballe me drejtorin sportiv Piero Auzilio i cili më tregon si kanë shkuar gjërat dhe janë disa prej tyre që nuk varen nga ne. Kur u ndamë për pushimet, kemi organizuar atë që ishte e ardhmja më e mundshme në të cilën është Mauro me fanellën me numrin 9.

Në sezonin e ardhshëm do të bëjë më shumë gola se në këtë që mbaroi, ndaj për të gjetur një sulmues tjetër që të bëjë më shumë gola se ai, është paksa e vështirë. Por nëse vjen dikush, të paguan atë që duhet të të paguajë dhe lojtari dëshiron të largohet, pastaj mendimi yt bëhet sipërfaqësor”, ishin fjalët e Spaletit.

Me pak fjalë, kush paguan klauzolën prej 110 milionë eurosh mund të marrë futbollistin. Historia ka treguar se një gjë e tillë ndodh, shumë më shpesh se sa mendohet. Për tifozët e Interit, këto janë kambanat e alarmit të radhës.

Related posts

LIVE/ Luftëtari-Laçi, Starton sfida në Gjirokastër

Delo.autor

RONALDO EDHE ZYRTARISHT JASHTË/ Do të humbasë festën e titullit pas…

F.autor

Humbje e dytë brenda javës/ DAJA: “Ishim me dy fytyra, të mos e dramatizojmë”

Isa.Autor

Leave a Comment