Futboll Sport

Largimi i papritur i Zidane/ Reali i Madridit me mision në Angli për Jurgen Klop

Largimi i befasishëm i Zinedin Zidane nga stoli i madrilenëve ka bërë që menjëherë të dalin në skenë emra të shumtë trajnerësh si zëvendësuesit e mundshëm të francezit në stolin e kampionëve të Europës.

Nga Sarri te Alegri e Venger, por në Angli janë të bindur se objektivi i vërtetë i Realit është trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop. “The Sun” pretendon se ka bërë zbulimin e bujshëm në lidhje me pasuesin e Zidane në stolin e Realit të Madridit.

Tabloidi anglez sqaron se Reali po lëviz me shumë shpejtësi për të arritur një marrëveshje me trajnerin gjerman Jurgen Klop, i cili i ka impresionuar drejtuesit e klubit të madh spanjoll gjatë sezonit të fundit, ku Liverpuli i tij ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme.

Related posts

LEGJENDA E MAN UNITED/ Scholes: Pochettino është trajneri i duhur për “Djajtë e Kuq”

Isa.Autor

NUK DI TË NDALET NË KAMPIONATIN SPANJOLL/ Sulmuesi Sadiku realizon një “PERLË” për Malagan (VIDEO)

Delo.autor

NDODH NË FUTBOLLIN SHQIPTAR/ Lushnja del në shitje, por askush nuk do ta blejë ekipin

Isa.Autor

Leave a Comment