Futboll Premier League Sport

Roma favorite për talentin turk, por Arsenal e City nuk dorëzohen…

Roma vazhdon të ketë nën vëmendje merkaton turke për sezonin e ardhshëm, pasi ka bërë blerjen e goditur të Cengiz Under në verën e kaluar. Tani, në shënjestrën e Monchi është mesfushori i Fenerbahce, Oguz Kagan.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja në internet “sabah.com.tr” dhe më pas “Gazzetta Dello Sport” ka shkruar se verdhekuqtë janë favorit për të marrë futbollistin e lindur në vitin 1999, i cili kushton 10 milionë euro.

Gjithsesi, Fenerbahce ende nuk ka dhënë një përgjigje, sepse pret një “ankand” të mirëfilltë duke marrë në konsideratë interesimin e klubeve angleze Arsenal dhe Manchester City.

Në ditët e fundit, garës për të marrë shërbimet e Kagan i është shtuar edhe Leverkusen, që ashtu si Roma, është shumë i vëmendshëm në tregun turk.

Related posts

SKANDALI/ “SEKS dhe DROGË”: Anglia turpërohet nga kampioni i botës (VIDEO)

Isa.Autor

HUMBJA NDAJ MAQEDONISË SË VERIUT/ Low “Shpërthen”: Bëmë shumë gabime, nuk ishim kurrë të rrezikshëm dhe…

Delo.autor

Mbappe ka shkuar një herë te Reali, historia e një transferimi të ëndërruar

Isa.Autor

Leave a Comment