Futboll Sport

Maradona: “Dora e Zotit”? Nëse do të përdorej VAR-i, do të më kishin arrestuar

Si do të ishte shkruar historia e futbollit nëse episodet më të rëndësishme të së kaluarës do të vendosin nga VAR-i?

Sigurisht që disa rezultate do të ishin ndryshe, madje edhe kampionët e botës. Një nga momentet që vazhdon të debatohet edhe në ditët e stome është goli i shënuar me dorë nga Diego Armando Maradona ndaj Anglisë në Botërorin “Meksikë 1986”. Pyetjes cinike se çfarë do të kishte ndodhur nëse do të përdorej VAR-i në atë sfidë çerekfinale, El Pibe De Oro iu përgjigj:

“Do të isha arrestuar, sepse nuk mund të vjedhësh para 80 mijë personave”.

Me siguri fansat e futbollit ia kanë falur këtë “vjedhje” futbollistit ndoshta më të mirë të historisë, sepse pikërisht në këtë ndeshje Maradona realizoi një gol monumental, duke shmangur të gjithë.

Related posts

David Suazo do të jetë trajner i ri te Brescia

Sadik.Autor

ZBULOHEN PRAPASKANAT/ Ja çfarë u tha Klopp futbollistëve pas humbjes 3-0 ndaj Barcelonës

Delo.autor

COVID-19 TEK TIRANA/ Sulmeusi Ngo me temperaturë, dyshime edhe për Seferin

Delo.autor

Leave a Comment