Futboll La Liga Sport

Largimi i Zidane, Real Madrid “sfidon” Chelsea për Sarrin

Pistë e re për trajnerin e Napolit, Maurizio Sarrin. Sipas asaj që shkruajnë mediat iberike, Reali i Madridit është skuadra favorite për të siguruar shërbimet e teknikut italian.

Një lëvizje që vjen menjëherë pas “të zezës mbi të bardhë” të Maurizio Pochettino që rinovoi kontratën e tij me Tottenham Hotspur.

Ish-tekniku i Napolit është ende në kontratë me italianët, por presidenti Aurelio De Laurentiis është i hapur për negociata, edhe nëse klauzola prej 8 milionë euro ka skaduar tashmë.

Stoli i Realit të Madridit është i lirë, pasi Zinedine Zidane dha dorëheqjen në fillim të kësaj jave, duke lënë “vakand” pankinën e Realit të Madridit.

Related posts

LEGJENDA E ITALISË SHOKON/ CONTE i trajtonte KEQ lojtarët e tij tek CHELSEA

Isa.Autor

PENALLTIA E GABUAR? “Ylli” i Interit me telefon në dorë i tregon gjyqtarit pamjet (VIDEO)

Delo.autor

ARROGANCA E PANUCCIT pas fitores me Uellsin: Shkoni pyesni DUKËN përse…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment