Futboll Seria A Sport

Aksion antidrogë, arrestohet shefi i ultrasve të Milanit dhe steward i Interit

Shefi i ultrasve të Milanit është në listën e 22 të arrestuarve në operacionin antidrogë të zhvilluar në Milano. Sipas hetimeve 37 vjeçari Luca Lucci merrte drogën nga një bandë shqiptarësh në Sesto San Giovanni. Bashkë më të u arrestua dhe shefi i rojave të sigurisë së Interit.

Shefi ultras i Milanit ka një sërë precedentësh dhe është dënuar edhe për aggresion në derbin e Milanos të luajtur në shkurtin e vitit 2009. Lucci ka qenë pika lidhëse me shqiptarët që siguronin drogën. Ndërkohë Mandelli, shefi i sigurisë së Interit koordinonte lidhjen mes grupit të shqiptarëve dhe shpërndarsve të tjerë në qytet.

Operacioni për kapjen e kësaj bande kishte nisur që në vitin 2016 dhe në pranga kanë rënë 22 persona, mes të cilëve shqiptarë dhe italianë. Gjatë kësaj periudhe janë përgjuar 140 numra telefoni dhe sekuestruar rreth 600 kg lëndë narkotike, hashash dhe kokainë.

 

Related posts

STËRVITJA E PARË ME KLUBIN E RI NË SUEDI/ Mesfushori Asani nis aventurën me AIK Stockholm

Delo.autor

Pothuajse la futbollin për muzikën, tani po shkëlqen në Botëror

Isa.Autor

SULMON ASHPËR GUARDIOLA-N/ Presidenti i La Liga-s: A do të kishe fituar kaq shumë tituj pa doping ekonomik?

Delo.autor

Leave a Comment