Futboll Sport

Shpresat “kthejnë” fytyrë, fitore spektakolare me përmbysje ndaj Bjellorusisë (VIDEO)

Shqipëria U21 mori një fitore me rezultatin 3-2 në miqësoren ndaj moshatarëve të Bjellorusisë. Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh, por më pas në fundin e së parës, Shefiti barazoi shifrat.

Në të dytën, ishte Sahitit që me një dygolësh mjaft të bukur, përmbysi gjithçka për ekipin e Alban Bushit, duke treguar një formë të mirë që në ndeshjen e parë me Shpresat. Në minutat e fundit ekipi i Bushit i “fali” një tjetër gol bjellorusëve, por gjithsesi në fund djemtë tanë morën një fitore. Disa ditë më parë, kuqezinjtë u mundën po në Elbasan nga Bosnja.

Shqipëria U21-Bjellorusia U21 3–2

GOL: Shefiti 45+2′, Sahiti 64′ ,80′ / Fjadosau 30′, Antieluski 89′

Antieluski 89′

Sahiti 80′

Sahiti 64′

Shefiti 45+2′

Fjadosau 30′

 

Formacioni i Shqipërisë: Kastrati; Nuriu, Toli, Tafa, Bushaj; Krymi, Spahiu, Shabani, Seferi; Çinari, Shefiti. Trajner: Alban Bushi

Related posts

PAS FITORES NDAJ EGNATIAS/ Josa: 5 titujt e mi kampion? Mua më intereson vetëm…

Delo.autor

I ka bindur të gjithë, Interi kërkon blerjen e Cancelos

Q.Autor

NATIONS LEAGUE/ Një mundësi për të mbushur arkat. Ja sa mund të përfitojë Shqipëria nga turneu

Delo.autor

Leave a Comment