Futboll

Zyrtare: Salah shpallet futbollisti arab i vitit 2017

Sulmuesi egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah, është shpallur lojtari arab i vitit 2017, pas një votimi të rreth 100 gazetarëve nga disa shtete arabe.

Salah, 25-vjeçar, është treguar sukses i menjëhershëm që prej se iu bashkua Liverpoolit nga Roma, duke shënuar 17 gola në Premierligë dhe 23 në të gjitha garat, transmeton Express.

Po ashtu, ai e ndihmoi Egjiptin të kualifikohet për Kupë të Botës, e cila do të mbahet këtë vit në Rusi.

Anësori sirian, Omar Khribin, i cili luan për Al-Hilal në Arabi Saudite, u radhit i dyti dhe një lojtar tjetër sirian, Omar Al-Soma, i skuadrës saudite Al Ahli, u rendit i treti.

Related posts

GRANIT XHAKA “FIKU” MESFUSHËN E INTERIT/ Statistikat e shqiptarit: Na duhet punë

F.autor

SALAH KËRKON KONFIRMIMIN/ Jam gati, 44 golat nuk më vënë në presion

Isa.Autor

E BUJSHME/ Barcelona PRANON ta shesë yllin e skuadrës për 125 milionë euro

Isa.Autor

Leave a Comment