Futboll La Liga Premier League Sport

Guardiola kërkon të rikthehet te Barcelona

Trajneri i Manchester City-t Pep Guardiola ka fituar bindshëm sezonin e Premier League dhe ka rinovuar kontratën. Por ai ëndërron rikthimin e tij te gjigantët e futbollit FC Barcelona.

“Nuk përjashtoj mundësinë që një ditë të rikthehem te Barcelona,” shprehet trajneri për spanjollen Sport.

Një nga trajnerët më të mirë në botë e ka filluar karrierën pikërisht te të rinjtë e Barcelona-s, për të kaluar tek ekipi i parë ku fitoi gjithçka. Ai e rikujton me nostalgji atë periudhë, sidomos atë kur ishte tek të rinjtë, pasi nuk kishte presion dhe mund të fokusohej te skuadra.

“Gjithmonë kam menduar se do ta mbyll karrierën aty ku e kam nisur. Është një vend ku kam kujtime të mira. Por për momentin jam i lumtur te City, një ekip shumë i fortë.

“Por mendoj se mund të përmirësohemi akoma më shumë. Për kë bëj tifo në botëror? Do të kisha dëshirë ta fitonte Argjentina.”

Related posts

“KËTO JANË GËNJESHTRA, NUK E DI PSE DALIN”/ Taulant Xhaka zbulon pse nuk vjen në kombëtare

Delo.autor

265 LËVIZJE PËR 400 MIJË DOLLARË/ FIFA publikon shifrat e merkatos në Shqipëri

Delo.autor

Zola: Italia ka nevojë për më shumë se vetëm trajneri Mancini

Sadik.Autor

Leave a Comment