Futboll Sport

RUSI 2018/ Michael Owen jep parashikimin e tij për ekipin që do të fitojë Botërorin

Kanë mbetur edhe katër ditë nga ndeshja e parë nga 64 të Kupës së Botës, ku Rusia vendase do të presë Arabinë Saudite. Ka disa ekipe që konsiderohen si favorite për të fituar trofeun duke nisur nga Gjermania, kampione e Botës në fuqi, Spanja, Brazili, Franca, Argjentina dhe ndoshta Portugalia, Belgjika e Anglia, por kur e pyesin për këtë temë, ish-fituesi i “Topit të Artë”, Michael Owen, aktualisht opinionist televiziv, i ka idetë e qarta.

“Franca ka ekip shump të mirë, por unë jam skeptik për ta. Spanja dhe Gjermania gjithashtu janë të forta, por unë mendoj se Brazili është skuadra më e fortë e Botës. Unë mendoj se ata janë favoritët kryesorë, ky është parashikimi im.” – tha Owen.

Më pas, në analizën e tij, ish-sulmuesi i Real Madrid dhe Liverpool shtoi: “Brazili ka Alisson dhe Ederson, dy nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim. Ka lojtarë të nivelit të lartë në mbrojte dhe mesfushorë që vrapojnë shumë dhe luftojnë në çdo sektor. Pastaj, me Neymar, Gabriel Jesus, Coutinho, Willian, Firmino dhe Douglas Costa kanë talent me bollëk në sulm dhe mund të shënojnë në çdo moment të ndeshjes. Ata do të jenë ekipi për t’u mundur në Rusi.”

Related posts

Botërori mund të goditet nga një skandal, nisin hetimet….

Sadik.Autor

SKANDAL NË RUSI/ Nurmagomedov përfundon në burg, godet një polic dhe ikën nga vendi i ngjarjes

Delo.autor

LIVE/ Katar 2022: Mbyllet ndeshja Kosovë-Suedi. Rezultati 0-3

Delo.autor

Leave a Comment