Futboll Sport

“Brazili dhe katër të tjerë”, Ronaldo zbulon favoritët e Botërorit të Rusisë

Ronaldo Nazario, ikona e “Nike”, hapi kutinë e markës sportive në një park qendror në Moskë dhe foli për mundësitë e kombëtares së vendit të tij në Kupën e Botës së kësaj vere, që starton të enjten: “Është koha për ne që të fitojmë. Duhet ta marrim Kupën e Botës përsëri në Brazil”. Pesë herë kampionët e Botës e kanë fituar këtë trofe të shumëlakmuar për herë të fundit në vitin 2002.

Legjendja braziliane, gjithashtu, tregoi se favoritët e tjerë për të triumfuar në Rusi, kësaj vere, sipas tij, janë: “Gjermania, që është gjithmonë e fortë, dhe Spanja. Përveç tyre, unë përfshij Argjentinën e Messit dhe Francën, dy ekipe që mund t’i shkojnë deri në fund garës”.

Related posts

Portogali- Spanjë/ Iberikët nuk ndalen shënojnë golin e tret ndaj luzitanve

Sadik.Autor

HYSAJ E GJIMSHITI TITULLARË/ Buzëqesh Sylvinho, legjionarët shkëlqejnë në Seri A

F.autor

DRITË NË FUND TË TUNELIT/ Skënderbeu mpohst Egnatian dhe i jep fund krizës

Delo.autor

Leave a Comment