Gossip Sport

E dashura ‘ilaçi’ i Sane për mungesën në Botëror, çifti ‘arratiset’ në Kaliforni (Video)

Lënia jashtë Botërorit nga Joachim Low e Leroy Sane befasoi jo vetëm futbollistin, por pothuajse të gjithë futbolldashësit në botë.

 

22-vjeçari i cili sezonin e fundit u shpall lojtari i ri më i mirë i “Premier League”, pas vendimit të trajnerit të Gjermanisë reagoi duke deklaruar se ishte shumë i zhgënjyer.

 

Së fundmi duket se futbollisti ka gjetur ‘ilaçin’ për të kaluar zhgënjimin. Ai është ‘arratisur’ në SHBA, konkretisht në Kaliforni së bashku me të dashurën e tij për të kaluar disa ditë pushimi.

Ka qenë pikërisht Candice Brook ajo që ka zbuluar këtë detaj, shkruajnë mediat britanike. Ajo ka postuar një video në rrjetet sociale ku duket së bashku me Sane duke kaluar disa momente relaksuese.

Related posts

GATI PËR SEZONIN E TIJ TË 15 ME “LOS BLANCOS”/ Forca e Sergio Ramos tek Real Madrid

Delo.autor

I FIKSUAR PAS ASAJ/ Dalin mesazhet private mes Ilda Bejlerit dhe Lucas Podolskit (FOTO)

Delo.autor

Cana me tone kritike ndaj trajnerit të Marsejës: Gustavo nuk luan në mbrojtje, ai duhet të…

Isa.Autor

Leave a Comment